Uzina Metal Mekanike E.M.A.S eshte shoqëri e krijuar ne vitin 2012 dhe operon në fushën e perpunimit te hekurit si dhe ne realizimin e konstruksioneve dhe karpenterise metalike.
Selia e Kompanise gjendet ne Rrugen Paralele Nacionale Vore-Maminas Km.1, ku dhe disponon një kapanon me një sipërfaqe prej 1000 m2 i mbuluar dhe 500 m2 i hapur i cili është i pajisur me makineri të ndryshme për perpunimin e metaleve.
Që prej fillimit të kompanisë , shoqëria është fokusuar totalisht në shërbime profesionale dhe devotshmëri ndaj cdo biznesi i cili kërkon punime me metal, konstruksione metalike dhe mekanike dhe cdo shërbim tjetër ku kërkohet eksperienca disa vjecare në këtë sektor.
Falë një eksperiencë shumë vjeçare të krijuar në Itali, Shoqëria është e specializuar për realizimin dhe asemblimin e impjanteve industriale si dhe të konstruksioneve dhe karpenterive të cdo lloji duke filluar nga ato më të lehta deri në ato më të rendat.
Duke përkthyer eksperiencën tonë në efektivitet dhe potencial E.M.A.S është shndërruar në një nga faktorët më kryesore të punimeve metal-mekanike për cdo sipërmarrje që kërkon shërbimet tona.
Gjithë klientët tanë kërkojnë respektimin e afateve dhe dorëzimin e punëve në kohë dhe shoqëria jonë zotëron cdo potencial për ti dorëzuar punimet në kohë rekord.
E.M.A.S zotëron makineri moderne dhe inovative që ofrojnë më së miri gjithë shërbimet e duhura për të plotësuar cdo kërkesë nga tregu Shqiptar dhe jo vetëm.
- Trapano Mexim per shpime me diameter deri 50mm.
- Torno ZMM Sliven per tornimin e detaleve me gjatesi 3 (tre) ml.
- Torno Stanitalia per tornime te detaleve me gjatesi deri 800mm.
- Stokatrice per realizimin e kanaleve te dimensioneve te ndryshme ne akse.
- Sharre Baileigh per prerjen e profileve dhe trareve me dimensione 330x530mm
- Trapan radial universal Collet.
- Ratifike tangjenciale Favretto me tavoline manjetike 1200mm.
Comments are closed.